Qendra për HIV/AIDS

                            alt
QKTV


Qka është KTV

Këshillimi dhe testimi vullnetar për HIV/AIDS është proces në të cilin kalon individi duke i ofruar së pari këshillim, informim dhe pastaj zgjedhje nësë është dakord ose jo në kryerjen e testit për HIV. Vendimi për kryerjen ose jo të HIV testit është plotësisht individual dhe gjithshtu duhet që personi që testohet te sigurohet për fshehtësinë e kryerjes së testimit dhe gjithashtu të rezultatit.
Këshillimi dhe testimi vullnetar për HIV/AIDS ka treguar një efikasitet në parandalimin e HIV dhe gjithashtu ka qenë si një pikë ku personat e infektuar me HIV mund të gjejnë mështetje. Këshillimi dhe testimi për HIV përveq që ka luajtur rol në informimin e njerëzve për HIV, ai gjithashtu u ka ofruar personave tanimë të diagnostifikuar një trajtim sa më të suksesshëm, duke i mbështetur ata përveq nga ana shëndetësore gjithashtu edhe nga ana emocionale. KTV gjithashtu u ka ofruar mundësi grave shtatëzëna që nëse testi i tyre rezulton pozitiv i njofton paraprakisht për mënyrat e parandalimit të transmetimi të HIV në foshjat e tyre. KTV ka për qëllim që personin ta vetëdijësojë mbi statusin e HIV dhe gjithashtu ofron ndihmë që njerëzit të marrin vendime lidhur me atë se si ta mbrojnë së pari veten dhe partnerin e tyre nga infeksionet e ndryshme, e mbi të gjitha është një këshillim dhe testim i cili bazohet në konfidencë të plotë nga ana e institucionit.


Të mirat që i sjell KTV

Mungesa e informimit mbi HIV/AIDS dhe gjithashtu mungesa e vetëbesimit të popullsisë ka shtyer që deri në kohët e fundit në institucione përkatëse të paraqitet një numër jo i kënaqshëm i personave të interesuar mbi rrezikshëmrinë dhe marrjen e informatave mbi HIV. Por në vitet e fundit me fillimin e implementimit të Qendrave për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS vërehet se njerëzit kanë filluar që të mendojnë më shumë për ndryshimin e sjlljeve seksuale duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në zvogëlimin e përhapjes së HIV/AIDS.

 

Konfidencialiteti

Shumë njerëz kanë frikë të kërkojnë shërbime për HIV, sepse kanë frikë nga gjykimet dhe diskriminimi i tyre ndaj familjes dhe ndaj komunitetit. Prandaj KTV është një shërbim në të cilin këshillëtari rrit besimin e klientit ndaj diskutimeve, kujdesit dhe parandalimit të HIV dhe gjithashtu ruan konfidencialitetin e pacientit. Në rrethanat ku personat seropozitive test mund të përballen me diskriminim të mundshëm atëhere është e domosdoshme që fshehtësia të jetë e garantuar. Në disa raste personat që kërkojnë KTV do të kërkojnë një partner, të afërm ose ndonjë mik të jetë i pranishësh gjatë procesit të këshillimit. Këshillimi së bashku me partnerin ose te afërmin është më e përshtatshme dhe shpesh shumë më e dobishme

 

Procesi i këshillimit

Procesi i KTV përbëhet nga :
- Pre - test
- Post - test
- Follow-up këshillimi
Këshillimi për HIV mund të përshtatet nevojave të klientëve dhe mund të jetë për individë, çifte, familje dhe fëmijë duke ndryshuar kështu qasej e këshillimit dhe përmmbajtjes së këshillimit për grupe të ndryshme, të tilla si këshillimi për të rinjët, burrat që kanë seks me meshkuj (MSM), injektues (IDU) , ose seksi punëtor.
Vendosja e raportit të mirë, respekti dhe kuptimi nga të dyja anët rezultojnë me zgjidhjen e problemit edhe në situatat më të vështira.
Pre – test këshillimi është këshillim i cili i ofrohet pacientit para se të marrë mostrën për analizën e HIV. Në mënyrë sa më të përshtatshme këshillëtari përgatitë klientin për testin duke shpjeguar atë që një HIV test përmban dhe gjithashtu duke i dhënë informata të sakta mbi virusin e HIV.
Post – test këshillimi gjithmonë duhet të ofrohet. Qëllimi kryesor i kësaj seance këshilluese është të ndihmojë klientët të kuptojnë rezultatin e tyre dhe inicojnë përshtatjen e tyre në statusin seropozitive apo seronegative.
Këshillëtari i tregon klientit rezultatin në mënyrë të qartë dhe të ndjeshme, duke i siguruar mbështetje emocionale dhe diskutim se si ai/ajo do të përballen.